Telegrafi

Bekë Berisha i dhënë pas sporteve ekstreme, me lehtësi hedh gomat e veturës pas shpine sikur të ishin prej letre

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, edhe njëherë ka dëshmuar se është i dhënë pas sporteve ekstreme.

Kësaj radhe ai ka publikuar një video mjaft interesante në llogarinë e tij në Insgram, ku shihet se si pa ndonjë problem i ngrit në ajër gomat e veturave që ishin të madhësive të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Me këtë ai edhe një herë ka treguar se qëndron mirë me kondicion dhe nuk e ka ndërmend të ndalet duke praktikuar sportet ekstreme.

Në video shihet se si gomat e veturave i ngrit në ajër dhe i hedh pas shpine pa ndonjë problem – sikur ato të ishin prej letre. /Telegrafi/