Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të përballet me Gjermanin me 27 mars (e marte).
Pas fitores ndaj Azerbajxhanit, Kosova do të tentojë të befasojë edhe Gjermaninë.
Portieri i Kosovës, Visar Bekaj ka thënë se shpreson që ekipi të mbrohet mirë ndaj gjermanëve favorit.
Prishtinasi thotë se duhet t’i ndëshkojnë gjermanët me ndonjë kundërsulm.
“Besoj se fitorja kundër Azerbajxhanit na ka dhënë motiv shtesë”.
“Shpresojmë të mbrohemi mirë kundër Gjermanisë dhe me ndonjë kundërsulm t’i ndëshkojmë”.
“Ata kanë lojtarë shumë cilësor, por ne po shpresojmë se do t’i befasojmë”, u shpreh Beka.
Ndeshja mes Kosovës dhe Gjermanisë do të luhet në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë dhe do të fillojë nga ora 18:45.
Biletat mund të blihen sot dhe nesër në Sheshin Nëna Terezë, si dhe në ditën kur zhvillohet ndeshja, drejtpërdrejtë në hyrje të stadiumit. /Telegrafi/