Site icon Telegrafi

Bekaj: Kthehemi te fitoret dhe luftojmë për titull

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës është i vetëdijshëm se skuadra e tij është duke kaluar nëpër një krizë, por ka besim se fitoret do të rikthehen qysh nga ndeshja me Gjilanin.

“Si çdo skuadër tjetër edhe Prishtinën e ka kapur një krizë e rezultateve, krizë që është zgjatur pakë më shumë se që është dashur”, thotë Bekaj për Telegrafin.

Edhe pse në një distancë prej 11 pikëve me kampionin aktual Feronikelin që njëherit është edhe lider në elitë, Bekaj beson se Prishtina ka forcën e duhur të luftojë për titull.

“Ndeshja e radhës për ne është ndaj Gjilanit, një skuadër e mirë por që nuk ka fituar moti kohë ndaj nesh. Ne do të udhëtojmë për t’i marrë tri pikë dhe besoj se do t’ia arrijmë qëllimit dhe nga ajo ndeshje do të rikthehen fitoret”.

“Kemi dy ndeshje ndaj skuadrave të vendeve të para, Gjilanit dhe Feronikelit. Synimi ynë është që t’i marrim gjashtë pikë dhe me ato gjashtë pikë kthehemi në luftë për titullin e kampionit”, përfundoi Bekaj. /Telegrafi/

Exit mobile version