Bejtush Gashi i cili ishte i ngarkuar në detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme është liruar zyrtarisht nga posti që mbante.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, Agim Bahtiri, nënkryetar i Aleanca Kosova e Re, i cili nuk ka pranuar të jap më tepër detaje.
Ky vendim është marrë nga AKR parti e së cilës i takon Gashi, sipas marrëveshjes së koalicionit qeverisës për emërimin dhe shkarkimin e ministrave nga radhët e AKR-së.
Bejtush Gashi është ministri i dytë i emëruar në këtë dikaster, pas Flamur Sefajt, i cili u shkarkua pas rastit të ekstradimit të shtatasve turq.
Arsyet pse erdhi deri tek ky vendim ende nuk janë bërë të ditura.
Ndërkaq, Telegrafi ka provuar të marr një deklaratë nga ministri Gashi, por i njëjti nuk u është përgjigjur thirrjeve tona. /Telegrafi/