Telegrafi

Bejtullai: Me pak fat, do të kishim luajtur në fazën e grupeve në garat evropiane

Mbrojtësi i KF Shkëndijës Egzon Bejtullai, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ku ka folur për arritjet e tij dhe futbollin në përgjithësi.

I pyetur për ecurinë e Shkëndijës në garat evropiane, ai tha se me pak fat do të ishin pjesë e grupeve në Ligën e Evropës.

“Duhet shumë punë që të arrijnë në fazën e grupeve në garat evropiane. Talent kemi, vetëm na duhen edhe kushte dhe besoj që pas dy tre viteve mund të jemi pjesë e garave evropiane”, tha Bejtullai.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me mbrojtësin e Shkëndijës: