Telegrafi

Bejtullai: Është kënaqësi dhe privilegj të jem pjesë e Shkëndijës

Mbrojtësi i KF Shkëndijës Egzon Bejtullai, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ku ka folur për arritjet e tij dhe futbollin në përgjithësi.

I pyetur për vitet që i ka kaluar te KF Shkëndija, Bejtullai tha se ndjehet i privilegjuar dhe krenar që është pjesë e klubit tetovar.

“Për mua është kënaqësi dhe privilegj të kem mundur të ndërtoj karrierë të suksesshme në një ekip si Shkëndija, simbol i Tetovës dhe shqiptarëve në Maqedoni e më gjerë. Kam pasur fatin të jem në këtë skuadër pikërisht në sukseset më të mira në histori të klubit dhe më jep kënaqësi fakti që kam mundur të jap kontributin tim në këto arritje”, tha Egzon Bejtullai.

Ai shtoi se ka mësuar shumë nga futbollistët më të vjetër të Shkëndijës.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me Egzon Bejtullain: