Site icon Telegrafi

Bejta-Plomp: Zgjedhjet duhet të jenë të pranueshme nga të gjitha palët

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, sot priti në takim ambasadorin e Holandës në Maqedoni, Wouter Plomp, me çka e njoftoi me historikun e qytetit të Gostivarit, investimet e realizuara dhe ato që janë në investim e sipër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E njoftova ambasadorin Plomp që Gostivari dallohet nga qytetet tjera të Maqedonisë, nga fakti se ka një mozaik të mrekullueshëm multietnik dhe religjioz ku jetojnë në harmoni të plotë shqiptarët, maqedonasit, turqit, romët dhe bashkësitë e tjera etnike. Ai më gëzoi kur tha se e kishte vizituar Gostivarin edhe më herët dhe kishte përshtypje shumë pozitive”, deklaroi Bejta.

Në këtë takim është biseduar edhe për shumë çështje aktuale, për procesin e ardhshëm zgjedhor që detyrimisht duhet të jetë ligjor, demokratik si dhe të besueshme dhe të pranueshme nga të gjitha palët./Telegrafi/

Exit mobile version