Site icon Telegrafi

Bejta: Ne jemi duke shqyrtuar për qeverisje me OBRM-PDUKM-në por nuk do t’i zhgënjejmë shqiptarët

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integram dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në emisionin Click Plus në TV 21 ka folur për bisedimet paszgjedhore në mes partive politike për krijimin e qeverisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bejta ka thënë se si parti janë duke marrë informacione dhe janë duke dëgjuar qytetarët shqiptarë në Maqedoni në lidhje me koalicionit paszgjedhore. ”Qytetarët na kanë thënë që mos bëjmë koalicion me partinë OBRM-PDUKM të Nikolla Gruevskit dhe ne këtë sinjal e kemi marr dhe jemi duke shqyrtuar” ka thënë mes tjerash Bejta./Telegrafi/

Exit mobile version