Site icon Telegrafi

Bejta: Mbështetje të pakufizueshme për personat me sindromin Down

Kryetari i komunës së Gostivarit ka pritur personat me sindrom Down në zyrën e tij dhe ka biseduar me ta se si mundet të ju ndihmoj komuna që ai drejton në sfidat e tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ne si Komunë në bazë të mundësive që kemi ashtu si dhe në mandatin e kaluar kemi dhënë dhe do të japim mbështetje të pakufizueshme për këtë kategori sociale. Si nevoja imediate u përmendën kuadrot profesionale shqiptare dhe literatura në gjuhën shqipe. Ne do të bëjmë përpjekje që të japim mbështetjen tonë në drejtim të plotësimin të këtyre kërkesave. Gëzohem që tani flitet në shoqëri për këtë kategori sociale, me qëllim që tu jepet përkrahje këtyre fëmijëve që edhe këto fëmijë të mos ndjehen të veçuar në mesin e shoqërisë” tha Bejta gjatë takimit./Telegrafi/

Exit mobile version