Telegrafi

Bejta: Kam fituar, Taravarin e ndihmoi Gruevski

Nevzat Bejta, kandidati që garon edhe për një mandat të dytë për Komunën e Gostivarit tha se ka fituar me 700 vota diferencë, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Unë i falemnderoj qytetarët e Gostivarit për fitoren e madhe. Kundër të gjithëve. Ne kemi mbi 12 mijë vota. Lista për këshilltarë gjithashtu është më e votuar. Dallimi është mbi 700 vota ndaj Aleancës, e cila ka marrë vota edhe nga OBRM-PDUKM-ja. Qytetarët do t’i kuptojnë tashmë lojërat. Pas rrethit të dytë, do ta festojmë fitoren e madhe. Nuk do vijë Nikolla Gruevski rrethin e dytë t’i ndihmojë në rrethin e dytë” tha Bejta për Alsat-M.

Bejta ishte i rrethuar nga simpatizantë të partisë së tij. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Taravari feston fitoren në Gostivar (Video)