Kryetari i komunës së Gostivarit dhe nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta, ka deklaruar se dëshirojnë që sa më shpejtë të formohet qeveria e re e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Jemi të angazhuar që të vihet sa më shpejtë në funksion kuvendi i Republikës së Maqedonisë edhe sa më shpejtë të formohet qeveria”, thotë për TV21, nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta.
Bejta thotë se vendimin BDI-ja do ta sjellë shumë shpejtë, kurse beson që edhe nëse formohet një qeveri me keto numra, mund të jetë stabile nëse punon për interesin e qytetareve./Telegrafi/