Site icon Telegrafi

Bejta: Jemi të angazhuar në rastin e familjes nga Simnica

Kryetari i Komunës së Gostivarit përmes Telegrafi Maqedoni ka kumtuar në lidhje me rastin e humbjes së papritur të dy anëtarëve të familjes nga fshati Simnicë.

Lexo po ashtu Infektohen banorët e Simnicës së Gostivarit

Ai thotë se personalisht është i angazhuar në lidhje me rastin dhe se për momentin priten të rezultateve zyrtare mjekësore.

”Personalisht kam vënë në dijeni të gjitha strukturat përkatëse në nivel qendror, deri te Kryeministri Zaev. Ai dhe ministrat e tij më garantuan mbështetje dhe angazhim maksimal të qeverisë së Maqedonisë.

Menjëherë sapo të mësojmë shkaqet do të njoftojmë qytetarët dhe do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm për të garantuar shëndetin e qytetarëve të Gostivarit”, thotë Bejta.

Përndryshe sot dy persona nga një fshat i Gostivarit kanë vdekur në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup dhe katër raste tjera janë izoluar. /Telegrafi/

Exit mobile version