Site icon Telegrafi

Bejselmani: I emocionuar dhe krenar që luaj për Kosovën

Kosova ka fituar ndeshjen e sotme miqësore ndaj San Marinos, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke mposhtur San Marinon me rezultatin e thellë 4-1.

Në këtë ndeshje shkëlqeu “bomberi” i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili shënoi katër herë.

Me Kosovën ka debutuar sot ndaj San Marinos edhe mbrojtësi Destan Bajselmani.

Për mbrojtësin e krahut të djathtë debutimi me Kosovën është një ndjenë fantastike.

“Jam ndjerë shumë mirë kam pasur emocione pasi ishte hera e parë që luajë, por jam krenar që kam pasur mundësin të luajë me Kosovën dhe ishte një ndjenë e veçantë dhe fantastike”.

“Kemi një grup të lojtarëve shumë cilësorë dhe mund të arrijmë edhe më lartë dhe rezultate pozitive. Jam i fokusuar të jap maksimumin edhe shpresoj të vazhdoj me paraqitje të mira në këto takime”, ka thënë Bajselmani./Telegrafi/

Exit mobile version