Izraeli ka kryer një sërë sulmesh ajrore në Bejrut së fundmi, të konsideruara si sulmet më të rënda në kryeqytetin libanez në më shumë se një javë.
Tym i madh është parë të ngrihej mbi periferitë jugore të qytetit, ku ndodhet baza kryesore e Hezbollahut.
Në disa raste ushtria izraelite u dha paralajmërime banorëve që të dilnin jashtë, por jo shumë kohë – në një vend vetëm disa minuta.
Ushtria izraelite tha se kishte shënjestruar objektet e ruajtjes së armëve të Hezbollahut dhe qendrën komanduese të selisë së inteligjencës në Dahieh, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Siç raportohet, edhe Hezbollahu ka hedhur raketa drejt qytetit izraelit të Haifës dhe zonat në veri të tij.
Nga predhat, një person u vra.
Bëhet e ditur se pas tre ditësh të qeta në Bejrut, periferitë jugore po “bubullojnë” sërish nga tingujt e sulmeve ajrore izraelite.
Dy nga sulmet ishin afër aeroportit të Bejrutit, i cili ende përdoret për fluturime të planifikuara civile.
Luftimet më parë sporadike ndërkufitare midis Hezbollahut dhe Izraelit u përshkallëzuan në tetor të vitit 2023 – kur grupi militant libanez qëlloi në pozicionet izraelite, në solidaritet me Hamasin në Gaza. /Telegrafi/