Shëndeti i shpinës ka rëndësi të madhe në trup, pasi që e mbron atë dhe i ofron mbështetje të duhur.
Prandaj, është tejet e rëndësishme të kujdesemi mirë për shpinën dhe t’i shmangim dëmet potenciale, transmeton Telegrafi.
Periudhat e gjata kohore duke qëndruar ulur shpijnë në dëmtim të shpinës dhe dhimbje. Është mirë të shmangni qëndrimin ulur për periudha të gjata kohore, e gjithashtu të bëni ushtrime për ta trajtuar dhimbjen e shpinës.
Në videon e mëposhtme, mësuesi i jogas, Vytas Baskauskas tregon për ushtrimin i cili zgjatë vetëm dy minuta në ditë dhe ofron efekte mbresëlënëse.
Kujdes: Kushtoni vëmendje të veçantë teknikës së frymëmarrjes, pasi që do t’ju ndihmojë ta lironi tensionin dhe ta relaksoni trupin. /Telegrafi/