Ky sprej me aromën e vet do t’ju zgjojë, ndërsa me përbërësit e vet butësisht do ta freskojë lëkurën tuaj.
Hidratimi i lëkurës është shumë i rëndësishëm. Bashkë me ujërat termale të cilat janë mënyra e shkëlqyeshme e freskimit dhe e hidratimit, mund të bëni edhe sprejin për të cilin ju nevojiten vetëm disa përbërës.
Ky sprej me aromën e vet do t’ju zgjojë, ndërsa me përbërësit e vet butësisht dhe në mënyrë freskuese do të veprojë në lëkurën tuaj, transmeton Telegrafi.
Mund ta përdorni edhe për fytyrë, edhe për trup.
Ju nevojiten:
– 2 dl ujë të distiluar,
– 1 lugë sodë limete,
– 1 lugë aloe vera,
– 1 kastravec,
– 1 lugë mentë të grirë.
Përgatitja:
Kastravecin qërojeni dhe priteni në feta, grini mentën, shtoni lëngun e frutit limeta dhe aloe verën dhe të gjitha përzieni mirë në blender.
Shtoni ujin dhe përzieni në blender derisa të krijohet masë e lëmuar.
Merrni një gazë sterile dhe kullojeni në një shishe me spërkatëse. /Telegrafi/