Site icon Telegrafi

Bëjeni vetë kremin kundër celulitit

Portali “Top beauty brands” pohon se me ndihmën e këtij kremi lëkura juaj për disa javë do të bëhet e lëmuar dhe e liruar nga “lëvozhga e yndyrshme e portokallit”. Ky krem do të ju përmirësojë qarkullimin në vendet kritike, do të nxit toksinet dhe lëkurën do ta bëjë të lëmuar dhe të butë.

Përbërësit e nevojshëm:

• ¾ filxhan vaj kokosi
• 2 lugë dylli të grirë në rende
• 3 lugë vaj i hamamelis
• 10 pika vaj pishe
• 10 pika vaj rozmarinë
• 30 pika vaj grejpfrut
• 30 pika vaj qiparisi

Përzieni të gjitha vajrat eterike. Mbi avull shkrijeni dyllin dhe para përfundimit shtoni vajin e kokosit dhe e lini derisa e tëra të shkrihet. Largoni dyllin nga avulli, shtoni dhe përzieni vajrat eterike dhe kremën zbrazeni në kavanoz qelqi me kapak.

Ky krem pa dyshim ndikon, sado që ju të dyshoni. Pisha është diuretik natyror dhe pastrues i organizmit, rozmarini përmirëson qarkullimin kurse qiparisi dhe grejpfruti ndihmojnë në eliminimin e toksineve nga organizmi.

Hamamelis ka rol që lëkurën ta bën të butë dhe ta rrafshon sipërfaqen e vrazhdë të krijuar nga yndyrat e mbledhura.

Dylli dhe vaji i kokosit shumë lehtë përpihen (thithen) nga lëkura dhe ndihmojnë që lëkura të absorbon të gjitha vlerat ushqyese nga vajrat eterike.

Ju sigurojmë që të gjithë përbërësit i gjeni në barnatore apo shitore për ushqimit të shëndetshëm, shkruan Mlingona. Provojeni që sot! /Telegrafi/
 

Exit mobile version