Mushkonja, miza, grerëza, merimanga… me motin e ngrohtë ka gjithnjë e më shumë, por ne kemi gjetur një mënyrë për t’i hequr qafe këta “bezdisës” pa vështirësi
Insektet dinë ta kthejnë jetën tonë në “ferr”. Ditëve të ngrohta ka gjithnjë e më shumë prej tyre, ndaj është mirë t’i dini këto truke.
Këto janë mjete krejtësisht natyrale dhe me siguri tashmë i keni të gjithë përbërësit për përgatitjen në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Një lëng aromatik që e urrejnë mushkonjat
Bëni këtë lëng, hidheni në një tas, vendosni një qiri të vogël që mund të notojë dhe mushkonjat do të ikin menjëherë.
Do t’ju duhen:
▪ 2 limonë,
▪ 2 limeta (limonë të gjelbër),
▪ disa degë rozmarine,
▪ 8 deri në 10 pika vaj esencial eukalipt,
▪ pak ujë,
▪ një qiri në ujë.
Procedura:
Është shumë e thjeshtë. Në një gotë të vogël vendosni ujin, limonin, limetën dhe rozmarinën. Shtoni eukalipt dhe vendosni një qiri lundrues sipër.
Karafili dhe limoni janë shpëtimi nga këta gjakpirës. Përgjysmoni disa limonë ose limeta dhe shponi në mes rreth 10 karafila. Vendosni limonët nëpër apartament, ku kaloni më shumë kohë dhe kaq.
Lëng kundër grerëzave
Për këtë recetë, duhet të hapni vrima në kapakun e kavanozit. Vendosni mjaltin në fund të kavanozit dhe holloni me pak ujë ose shtoni një lugë gjelle reçel.
Insektet do të tërhiqen nga aroma e ëmbël, do të hyjnë nga vrimat, por nuk do të mund të shkëputen nga përzierja me mjaltin. Zëvendësoni kavanozin nëse është e nevojshme.
Kundër brumbujve të ndryshëm
Nëse qëllimi juaj është të hiqni qafe disa lloje brumbujsh në të njëjtën kohë, kjo recetë është për ju!
Përbërësit:
▪ 30 ml vaj ulliri
▪ një pikë vaj esencial:
– limon
– eukalipt
– nenexhik
– selvi
Përziejini të gjithë përbërësit në një kavanoz, shtoni pak ujë dhe përzieni – vetëm kini kujdes që përzierjen të mos e mbani afër syve, edhe gjatë përgatitjes.
Përveç kësaj, ju mund të sillni disa nga bimët e mëposhtme në shtëpi, sepse ato janë vërtetuar se largojnë insektet nga shtëpia:
▪ Borziloku
▪ Rozmarina
▪ Livanda
▪ Limoni
▪ Menta
/Telegrafi/