Ato vazhdimisht u ekspozohen elementeve – era i than dhe i bën të pëlcasin, dielli mund t’i djegë dhe t’i bëjë të vrazhda, ndërsa madje edhe shpesh lyerja me balsamet industriale mund të shkaktojnë kundërefekt dhe t’i thajë edhe më tepër buzët, në vend se t’i ushqejë ato.
Mjalti kujdeset për qetësimin e inflamacionit dhe vepron kundër baktereve, ndërsa vitamina E do siguron lagështinë dhe elasticitetin e nevojshëm të lëkurës.
Ekspertët porosisin përdorimin e vajit të bademit, sepse përmban vitamina A, B1, B2, B6, E, minerale, glukozoide dhe proteina. Ky vaj është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, qetëson inflamacionin, dermatitisin, djegiet, ekzemën. Kur qitet në lëkurë e bën atë më të butë, më të këndshme, më të kadifenjtë dhe më të kuruar.
Vaji nga farërat e rrushit është alternativa e mirë për vajin e bademit, sepse ka konsistencë më të lehtë dhe nuk shkakton reaksione dhe alergji. Është numri një për masazhin e bebeve dhe fëmijëve. Ky vaj e tendos dhe i jep tone lëkurës, lyhet mirë dhe nuk lë lëkurën të yndyrtë. /Telegrafi/