A keni fantazi për mobilien e bukur dhe praktike në oborrin tuaj? Kemi idenë fantastike për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të shfrytëzojnë kreativitetin dhe të punojnë diçka origjinale për shtëpitë e tyre.
Po ju paraqesim kolltukun nga goma e automobilit e cila përshtatet për mrekulli në çdo kopsht!Me pak angazhim gjithsesi mund ta bëni?
Ju nevojitet goma e automobilit dhe dy litarë nga 30 metra, transmeton Telegrafi.
Pastrojeni gomën, pastaj në të ngjitni litarët, sikur në video. Pllakën e drunjtë priteni n formë të rrethit në gjerësi rreth 43 cm dhe ngjiteni në gomë, ajo është fundi i kolltukut.
Bëni edhe një rreth nga druri prej afro 38 cm dhe sipër saj vendosni pëlhurë, sikur në video.
Atë pjesë të drunjtë mos e ngjitni në mënyrë që më vonë të mund ta shfrytëzoni hapësirën në gomë për vendosjen e gjërave të cilat ju nevojiten për të punuar në kopsht.
Shikoni më hollësisht udhëzimet nga videoja dhe mbaroni kolltukun në kopshtin tuaj!
/Telegrafi.