Telegrafi

Bëje vetë: Një dollap unik prej druri do ta zbukurojë çdo hapësirë

Me udhëzimet tona, ju mund të ndërtoni një dollap që do t’jua kënaqë syrin

Dollapët janë gjithmonë një element i mirëpritur në ambiente banimi, por edhe në ambiente të jashtme.

Në ambiente të brendshme, ne vendosim libra, kavanoza, vazo, kuti, fotografi dhe gjëra të tjera të vogla që janë të çmuara për ne dhe duam që ata të ekspozohen dhe të na kujtojnë momente të bukura dhe të rëndësishme të jetës sonë, transmeton Telegrafi.

Si mund të bëni një dollap të tillë të hapur në të cilin do të vendosni gjithçka që dëshironi të jetë e dukshme dhe që do të zbukurojë shtëpinë tuaj – qoftë kjo një dhomë ndeje, dhomë ngrënieje, korridor apo dhomë gjumi, mund ta shihni në videon tonë!

Për të bërë një dollap të këtillë do t’ju duhen:

Materialet:

▪ dërrasa druri, 1200x250x18mm -15 copë
▪ kunja druri,
▪ ngjitës druri.

Veglat:

▪ një sharrë,
▪ një kënd,
▪ një metër,
▪ një turjelë.

/Telegrafi/