Për pamje të re, bashkë me petunitë dhe me pelargonitë tradicionale, mbillen jasemini, buganvilia ose oleandri
Në mungesë të kopshtit, tarraca është zëvendësim i mirë, që krijon ambientin e këndshëm të ngjyrave verore dhe vjeshtore, me kombinimin e llojeve të ndryshme të luleve.
Muret e tarracave mund të vishen me lule kacavarëse, ndërsa në sëndukë pak më të mëdhenj mund të bëhen minikopshte.
Në enë pak më të mëdha rriten mirë madje edhe trëndafilat, sidomos nëse kujdesemi që ushqimi i tyre të jetë i pasur.
Ndërsa oleandri, shega, kaçet bregdetare, jasemini ose buganvilia janë lule praktike, të cilat tarracës suaj mund t’i sjellin përjetimin mediteran.
Nëse nënqielli është i thatë dhe i ngrohtë, këto bimë ujiten rregullisht dhe vendosen në vend me hije, transmeton Telegrafi.
Petunia
Buganvilia
Oleandri
Pelargonia