Keni vendosur të ndryshoni sistemin me një sistem ngrohjeje me efikasitet në energji që prodhon emetime të ulëta CO2.
Daikin Altherma është një sistem i plotë për ngrohjen e shtëpisë dhe ujë të ngrohtë që bazohet në teknologjinë e pompave ngrohëse me burim ajrin. Ajo paraqet një alternativë ekonomike dhe fleksibël kundrejt një bojleri me lëndë djegëse fosile.
Ka gjithashtu edhe një opsion për ftohje. Karakteristikat e trashëguara të efikasitetit për kursimin e energjisë të Daikin Altherma, e bëjnë atë një zgjidhje ideale për të ulur konsumin e energjisë dhe për emetime të ulëta të CO2. Sistemet e saj të ngrohjes me temperaturë të lartë dhe të ulët ofrojnë komoditet optimal.
Pompat ngrohëse me efikasitet energjetik të lartë me teknologji të përparuar kompresori, e transformojnë nxehtësinë e papërdorur dhe të pashtershme nga ajri rrethues në nxehtësi të shfrytëzueshme, qoftë si pjesë e një sistemi gjithëpërfshirës të kontrollit të klimës ose për të ngrohur ujin e ngrohtë shtëpiak. Përveç kësaj, sistemi instalohet me lehtësi.
Një sistem modular që kombinon teknologjinë VRV me teknologjinë e pompës ngrohëse Daikin Altherma me efikasitet energjetik
Emetuesit e nxehtësisë:
• Ngrohja nën dysheme
• Radiatorët me temperaturë të ulët
• Konvektorët e pompave.
Për më shumë informata ju lutemi kontaktoni:
+377 45 504 120
http://climasan-ks.com/ /Telegrafi/