Telegrafi

“Bëja shaka”, Conte mohon bisedat për shkarkimin e tij nga Tottenhami

Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte ka thënë se nuk pret që klubi anglez ta shkarkojë atë para fundit të sezonit.

Pasi Spurs u eliminuan nga Milani në Ligën e Kampionëve javën e kaluar, 53-vjeçari tha se ata mund të duan ta shkarkojnë atë para fundit të sezonit 2022/23.

Por Conte, i cili pritet të largohet nga Spurs kur kontrata e tij të përfundojë këtë verë, tha të enjten mbrëma se komenti ishte “një shaka”.

Lexo po ashtu Conte e pranon se mund të largohet nga Tottenham para fundit të sezonit

“Ky ishte një provokim e kuptoni? Për të ardhmen time. Një provokim, një shaka, kur thua diçka, të bësh shaka”, ka thënë fillimisht Conte.

“Ju reporterët më pyetët për të ardhmen dhe unë thashë se nuk e dini se çfarë ndodh, sepse ndoshta klubi mund të më shkarkojë”.

“Por e përsëris, nuk mendoj se klubi po e mendon këtë. Klubi çdo ditë e sheh atë që unë dhe stafi im po bëjmë për këtë klub”, përfundoi italiani. /Telegrafi/