BeIN Sports me bazë në Katar u ka shkruar të gjitha klubeve në Ligës Premier, dhe kryeshefit ekzekutiv të ligës, ku iu bënë thirrje që të bllokojnë shitjen prej 300 milionë funtesh të Newcastle United tek Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF).
Shitja e Newcastle nga Mike Ashley te konsorciumi i kryesuar nga PIF ka marrë vrull në javët e fundit dhe është duket e vendosur të përfundojë në të ardhmen e afërt, megjithatë tani mund të ketë një pengesë.
beIN Sports, partneri më i madh i transmetimit të jashtëm të ligës ka lajmëruar se është kundër përfshirjes së Arabisë Saudite për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre kundër kanalit piratik, beoutQ, i cili shfaq ilegalisht ndeshje.
Është mediumi i njohur The Times, i cili ka publikuar letrën e dërguar klubeve të Ligës Premier nga kompania që paguan 500 milionë funte për tre vjet për klubet.
“Rreziku për të lejuar blerjen e një interesi kontrollues ose material (qoftë i fituar direkt ose indirekt) në një klub kryesor të Ligës Premier nga ajo që është në të vërtetë qeveria Arabe Saudite nuk mund të injorohet duke pasur parasysh veprimet e kaluara të vendit dhe veprimet e paligjshme të vazhdueshme dhe ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë në interesat tregtare të Ligës Premier, klubet e saj anëtare, partnerët e tij të transmetimit dhe futbollin në përgjithësi”.
“Si një partner i gjatë dhe investitor i madh në Ligës Premier, ju bëjmë thirrje që të merrni me kujdes të gjitha implikimet e bërjes së tij”, thuhet në letrën e beIN.
Letra nga Yousef Al-Obaidly, shefi ekzekutiv i grupit të beIN, thotë që marrëveshjet e ardhshme televizive mund të preken nga PIF dhe Amanda Staveley.
“Përfshirja e dukshme në blerjen e NUFC nga fondi kryesor i pasurisë sovrane të vetë vendit që për gati tre vjet ka lehtësuar haptas funksionimin e më të mëdhenjve dhe shërbimin më të sofistikuar të piraterisë sportive që është parë ndonjëherë – beoutQ – na shqetëson shumë”.
Ndryshe, Arabia Saudite dhe Katari janë të përfshira në një mosmarrëveshje politike që ka vazhduar për tre vitet e fundit. /Telegrafi/