Site icon Telegrafi

Bëhuni pronar i kësaj vile luksoze në Angli për vetëm dy funte (Video)

Pas shumë tentimeve të dështuara për ta shitur shtëpinë e tij për një milionë dollarë, 37-vjeçari Dunstan Loë ka vendosur ta nxjerr në lotari.

Ai që do të ketë fat, do të mund të jetë pronar i saj për vetëm dy funte aq sa kushton edhe një tiketë e lotarisë, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për një vilë me gjashtë dhoma gjumi në Melling Manor në Lancashire, për të cilën Dunstan kishte kërkuar 845 mijë funte.

Pronari i vilës shpreson që deri në korrik numri i tiketave të shitura të arrij shifrën enorme prej 500 mijë funteve, por nëse kjo shifër rritet, ai do t’i dhurojë për bamirësi 25 mijë funte.

Këtë vilë ai e kishte blerë për 435 mijë funte, por pasi filloi renovimin e saj kishte investuar edhe 150 mijë tjera.

Për shkak të një situate të komplikuar ai po detyrohet ta shes, por në shpalljen e tij askush nuk është lajmëruar pasi kishte një çmim të lartë.

Më pas ai e zbriti çmimin në 813 mijë dollar, por edhe atëherë askush nuk shprehi interesim për ta blerë.

Pas dy viteve tentim për ta shitur, ka vendosur që ta provojë me lotari. Ka krijuar një ueb-faqe ku qytetarët e interesuar mund të blejnë tiketa për 2.5 dollarë, kurse pas tërheqjes së numrave që pritet të ndodh më 1 gusht, dikush do ta fitojë vilën.

Deri më tani një numër të madh të tiketave I kanë blerë qytetarë nga vende të ndryshme të botës.

Fatlumin e pret një shtëpi luksoze e cila posedon kinema private, gjashtë dhoma gjumi, tualet gjigant, kuzhinë dhe një kopsht me hapësirë të madhe për parkimin e gjashtë veturave. /Telegrafi/

 

Exit mobile version