Telegrafi

Bëhuni pjesë e festës më të madhe në vend

Këtë të premte rikthehet festivali më i madh i birrës duke ftuar qytetarët për një vikend sa më ndryshe prej përditshmërisë.

Beerfest Kosova, edicioni i gjashtë, vjen tani me një lokacion të ri, si dhe më shumë ndryshime të tjera e përplot befasi.

Parkingu prapa Pallatit të Rinisë dhe Sportit, do të shndërrohet në një hapësirë argëtuese për të gjithë qytetarët e Kosovës, për tri ditë me rresht.

Një program artistik i bujshëm, duke prezantuar DJ të ndryshëm, bende lokale dhe rajonale të njohura do të prezantojnë repertorë të ndryshme muzikore dhe do të jenë të gatshëm që të argëtojnë vizitorët.

Kompanitë pjesëmarrëse do të promovojnë produktet e tyre të ndryshme, duke filluar nga birrat dhe duke vazhduar deri tek këndi I ushqimit, ku të gjitha do të vijnë edhe me shumë befasi të ndryshme.

Ekipi organizativ MODUS e Beerfest Kosova ju mirëpret me datat 30 Shtator, 1 dhe 2 Tetor në Parkingun prapa Pallatit të Rinisë dhe Sportit.