Site icon Telegrafi

Bëhuni gati, serialet më të mira turke në kanalin më të ri të Digitalbit

Nga sot, platforma IPKO-Digitalb hapë kanalin televiziv më të mirë të serialeve turke, i pozicionuar në numrin 181.

Kanali me seriale pa kufi-TDC, hapet sonte në orën 19 me dramën “Mama dhe Nëna”, e cila tregon rrëfimin e dy grave, jetët e të cilave ndërthuren me njëra tjetrën papritur.

Përderisa, një orë më pas nis seriali tjetër “20 Minuta”, që flet për një mësimdhënës të historisë, jeta e të cilit ndryshon pas arrestimit të bashkëshortes së tij.

Kanali TDC, është i vetmi që ofron 500 orë seriale me temë dashurie, pasioni, intrige dhe aksioni, të cilat janë punuar nga producentët dhe regjisorët më të mëdhenj turk, me renome ndërkombëtare.

https://www.youtube.com/watch?v=OjQUFwq8XVw

Disa prej serialeve më të mira janë ‘Karadayi”, me aktorin e popullarizuar Kenan Imirzalioglu, i cili do të transmetohet nga e hëna në të premten, nga ora 21:00. Ndërsa, “Kurt Seyit dhe Sura”, një tregim ky me shumë pasion midis një ushtaraku dhe një gruaje fisnike në vitet 1920, do të filloj nga ora 22:00.

Adhuruesit e dramave turke, do të mund t’i shikojnë ato të gjitha të titruara në gjuhën shqipe. Kanali TDC ofron serialet më të mira të kinematografisë turke 24 orë në ditë.

IPKO është e përkushtuar që të ofrojë përmbajtën më të mirë për klientët e saj, si dhe njihet për inovacion, kualitetin më të mirë të shërbimeve dhe kujdesin ndaj konsumatorëve.

Artikull i Sponsoruar
Exit mobile version