Site icon Telegrafi

Bëhuni gati për një play-off të nxehtë

Sigal Prishtina më se e motivuar me fitimin e Kupës së Kosovës do ta presë Sigkos Bashkimin në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku me përkrahjen madhështore të Plisave, pritet të zhvillohet një derbi i vërtetë.

Bardhekaltërve iu mungon plejmejkeri amerikan Alvin Snow i cili u lëndua gjatë pjesës së rregullt të kampionatit, por dyshohet se edhe qendra Julian Terrell do të mungojë për shkak të lëndimit që pësoi në finalen e Kupës kundër Pejës. Sigkos Bashkimi në anën tjetër ka pasur mjaft kohë për t’u përgatitur për këtë sfidë dhe janë të uritur për fitore.

Dueli i dytë i gjysmëfinaleve të play-offit do të zhvillohet në sallën “Karagaçi”, ku Peja do ta mirëpresë befasinë e këtij sezoni, RTV 21-shin.

Pejanët e dëshpëruar nga humbja në finalen e Kupës së Kosovës, synim kryesor e kanë të shpallën kampion të BKT Superligës dhe në këtë ndeshje janë favoritë për shkak të kualitet të lojtarëve që kanë në dallim me Teleboysat.

Por, në anën tjetër as mysafirët nuk duhet të nënçmohen pasi kanë një skuadër kompakte që gjatë kampionatit të rregullt ka arritur t’i mposhtë një herë pejanët dhe kur e ke në skuadër një Kendrick Jones gjithçka është e mundur.

Gjysmëfinalet e play-offit:

Prishtinë, e diele me 05.05.2013, ora 19:00
SIGAL PRISHTINA – SIGKOS BASHKIMI

Pejë, e diele me 05.05.2013, ora 20:15
PEJA – RTV-21

/Telegrafi/ 

Exit mobile version