Site icon Telegrafi

Bëhuni gati për ndryshime të mëdha të iPhone

Apple do të zbulojë serinë iPhone 16 më 9 shtator, por gjenerata e ardhshme, iPhone 17, tashmë po tërheq vëmendjen e botës së teknologjisë.

Viti 2025 pritet të sjellë ndryshime të mëdha për iPhone, duke përfshirë prezantimin e modelit krejtësisht të ri iPhone 17 Slim dhe mbështetjen për ProMotion 120Hz në të gjitha modelet.

Informacioni i fundit i brendshëm shton diçka tjetër: seria iPhone 17 thuhet se do të ketë 12 GB RAM në të gjitha modelet.

Gjithashtu përmendet se seria iPhone 16 do të vijë me 8 GB memorie pune, që është një përmirësim në krahasim me vitin e kaluar, pasi vetëm iPhone 15 Pro mund të mburrej me këtë.

Kujtojmë se Google kishte një qasje të ngjashme me telefonat e saj Pixel 9, ku edhe modeli standard tani fillon me 12 GB RAM dhe një pjesë e kësaj memorie i dedikohet detyrave të inteligjencës artificiale. /Telegrafi/

Exit mobile version