Ditët e ftohta s’kanë ardhur akoma, por bota e modës është gati të na tregojë çfarë do të veshim përgjatë gjithë muajve në vazhdim.
Që nga fillimi i shtatorit, stilistët në New York, Londër, Milano dhe Paris na prezantuan me trendet e fundit. Çfarë është më popullore se kurrë, zbulojeni më vonë.
1. Xhinsi mozaik
Pavarësisht që xhinset me ngjyrën e tyre klasike do t’i duam përgjithmonë, ndonjëherë na duhet të guxojmë. Është pikërisht momenti për ta bërë këtë. Një xhaketë xhins në formën e një mozaiku apo figura gjeometrike në të.
2. Veshje çiklistësh, por me stil
Familja Kardashian, as nuk i shpiku dhe as nuk ka lidhje me pantallonat e çiklizmit, por i ktheu brenda pak kohësh në modë.
3. Mëngët e fryra
Kur pranvera tjetër të vijë, me mëngët ose duhet të guxoni ose s’keni rrugë tjetër. Mëngët e fryra dhe proporcionet epik janë fjala e fundit e modës.
4. Bluza të lyera me bojë!
Rikthim në kamp! Bluzat shumëngjyrëshe që mund të lyhen fare mirë edhe vetë janë në modë.
5. E kuqja nga koka tek këmbët!
Shumë njerëz e lidhin këtë ngjyrë vetëm me pushime, por në pranverën e 2019-ës s’do të jetë më kështu. Një veshje e tëra e kuqe do të kthehet në trend.
6. Shamitë retro
Shamitë e flokëve janë rikthyer zyrtarisht dhe duken më bukur se kurrë! Me detaje që na kujtojnë të shkuarën shami të tilla e bëjnë pamjen tonë edhe më glamoroze.
Burimi: Huffington Post