Telegrafi

Bëhuni gati për 3X3 Prishtina – konfirmohen datat

Viti i kaluar ishte spektakël me basketbollin 3×3, ku ishin organizuar dy ngjarje madhore ndërkombëtare.

Por, spektakli nuk do të mungojë as më 2024, sa i përket këtij sporti shumë atraktiv.

FIBA 3X3 Prishtina, Streetball festival 2024 do të nisë fillimisht në qershor me kualifikime, në muajin korrik më 18, 19, 20 dhe 21 do të jetë spektakël i plotë, për të kaluar më pas më 24 gusht – ndërsa e gjithë ngjarja mbyllet në shtator.

Për meshkujt do të jenë garat Challenger me klube, ndërsa për femra Women’s Series me kombëtare.

Më 18-19 korrik mbahet FIVA Women’s Series, ndërsa më 20-21 të po këtij muaji zhvillohet FIBA Men Challenger.

Vendi do të jetë i njëjtë sikurse që ishte këtë vit dhe FIBA 3×3 në Prishtinë, do të vazhdojë të jetë një super event ndërkombëtar.

Kjo ngjarje mblodhi me mijëra tifozë të basketbollit edicionin e kaluar dhe pritet të ketë interesim po aq të madh për herë e tretë që mbahet ky organizim. /Telegrafi/