Telegrafi

Bëhuni gati, një verë e paharrueshme ju pret në Zone Club

Nëse flitet për jetën e natës në Prishtinë, padyshim në mendje ju shkon Zone Club.

Një verë nuk merr kuptim pa një prej klubeve më të mira shqiptare.

Zone Club ndër vite mbetet adresa e performancave elektrizuese të yjeve më të njohura shqiptare dhe emrave të huaj.

Foto: Zone Club/Instagram

Një formulë e tillë do të jetë edhe këtë sezon verore pasi në një postim në llogarinë zyrtare në Instagram, Zone Club ka publikuar listën e plotë të artistëve që do të kujdesen për një atmosferë të paharrueshme.

Mes artistëve të ftuar janë: Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Getoar Selimi, Majk, Noizy, Pint, Era Istrefi, Tayna, Capital T e shumë të tjerë.

“Vera është stina për momente të paharrueshme dhe ne jemi gati ta ngrohim atë me gamën tonë të mrekullueshme të performancave live! Bëhuni gati për një verë të mbushur me shfaqje live elektrizuese dhe kujtime të paharrueshme. Nga artistët në krye të top-listave te aktet magjepsëse, formacioni ynë i shfaqjeve live verore i ka të gjitha! Ndjeni magjinë. Mos humbisni asnjë goditje të vetme!”, shkruhej në postimin e Zone Club.

Bëhuni gati, një verë e paharrueshme po ju pret në Zone Club. /Telegrafi/