Telegrafi

Bëhu pjesë e shkollimit të një jetimi!

Me fillimin e vitit të ri shkollor, fëmijët presin me padurim emocionet e përditshme të shkollës, për të bërë shokë e shoqe të reja dhe për ta eksploruar botën përmes librave dhe aktiviteteve shkollore. Megjithatë për shumë fëmijë jetimë dhe familje me asistencë sociale në Kosovë, kjo periudhë e vitit sjell sfida të mëdha, veçanërisht për ata që do të shkojnë në shkollë për herë të parë dhe nuk kanë mundësi t’i blejnë çantat dhe materialet e nevojshme shkollore.

Duke parë këtë nevojë, Islamic Relief Kosova ka nisur një iniciativë të veçantë për të pajisur këta fëmijë me çanta dhe materiale shkollore për ta filluar vitin e ri shkollor me dinjitet e krenari, që të jenë të gëzuar e mos të dallohen nga shokët e shoqet e tyre.

Si mund të ndihmoni ju?

Suksesi i kësaj kampanje varet nga bujaria dhe mbështetja e komunitetit. Çdo donacion, pavarësisht nga madhësia e tij, ka një ndikim të madh në jetën e një fëmije.
Për shumë nga këta fëmijë jetimë, marrja e një çante të re shkolle të mbushur me materiale është më shumë se thjeshtë një dhuratë; është një simbol i mundësive dhe një nxitje e rëndësishme për të ndjekur arsimin me vendosmëri dhe motivim.

Me 15€, ju mund ta gëzoni një jetim, duke ia zëvendësuar sadopak mungesën e prindit në momentin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Ju mund të kontribuoni duke dhuruar përmes:

• Webfaqes: www.islamicreliefkosova.org

• Xhirollogarisë në NLB:1708200008014285 (Swift Code: NLPR XK PR, IBAN: XK05)

• Zyret tona: Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë dhe Gjilan.

Për më shumë informata vizitoni faqen zyrtare në Facebook ose kontaktoni në numrin: +383 45 906 733