Telegrafi

Behringer iNuke Boom

Behringer iNuke Boom i dedikohet pajisjeve iPhone dhe iPod dhe adhuruesve pak më ekstrem të muzikës – aspektet praktike me këtë rast nuk ishin me rëndësi jetike.

Docku i Behringer ka peshën prej 315 kg, gjerësinë prej 2.4 dhe lartësinë prej 1.2 metrave dhe fuqinë prej madje 10,000 W. Çmimi është gjithashtu në nivel bombastik – 30,000 dollarë, por kompania në CES brenda brendit të vet të ri Eurosound synon të paraqes edhe versione paksa më “normale” të dock-ëve, kufjeve dhe altoparlantëve portativ për përdorim të përditshëm. /Telegrafi/