Zvicra që është kundërshtari i parë i Shqipërisë në fazën finale të Euro 2016 e humbi miqësoren përgatitore me Irlandën.
Përfaqësuesja ku luajnë shumë futbollistë me prejardhje shqiptare u mund me rezultatin 1:0 në Dublin.
Pas këtij takimi Valon Behrami pranoi se ia bënë më të lehtë punën kundërshtarit, duke lidhur mënyrën e lojës së tyre me atë të kuqezinjve, transmeton tv Klan.
“Ia bëmë më të thjeshtë Irlandezëve. Më pas ata u rreshtuan me sistemin 4-5-1 dhe e patëm të të vështirë për të gjetur hapësira. Kundër Shqipërisë mund të jetë një lojë e ngjashme dhe duhet të jemi të përgatitur për të ardhmen, për të gjetur zgjidhje ndaj kundërshtarëve të tillë”, deklaroi Behrami.
Shqipëria do të luajë me Zvicrën më 11 qershor në Lens dhe pritet të jetë një sfidë tepër emocionuese.