Site icon Telegrafi

Behrami me Watfordin eliminon Arsenalin (Video)

Arsenali është eliminuar nga FA Cup.

Gunners para shikuesve të vetë në stadiumin Emitares kanë pësuar humbje prej Watfordit me rezultat 2:1, ku përgjatë 90 minutave u paraqit edhe mesfushori shqiptar, Valon Behrami.

Megjithëse kishte posedimin e topit, vendasit nuk arritën të tundin rrjetën e portierit Pantilmon gjatë pjesës së parë. 

Të vetmin rast për shënim e pati Kieran Gibbs në minutën e 21-të të takimit, por nuk u tregua i saktë dhe kështu, skuadrat shkuan në pushim me rezultat të bardhë, 0:0, raporton Telegrafi.

Por, Arsenali u befasua qysh në fillim të pjesës së dytë. Skuadra verdhezi ka arritur të shënoi golin e epërsisë pas pesë minutave në pjesën e dytë.

Ishte sulmuesi Oghion Ighalo që ka shënuar në portën e Arsenalit për t’i dhënë epërsinë Watfordit.

Por,mysafirët nuk u ndalën me kaq, pasi që përmes 30-vjeçarit, Adlene Guedioura, realizuan edhe golin e dytë në minutën e 63-të të takimit.

Në vazhdim të takimit, të besuarit e trajnerit francez të Arsenalit, Arsene Wenger arritën të zbusin rezultatin përmes Danny Welbeckut, por nuk ia dolën dot të rikthenin rezultatin dhe kështu takimi përfundoi me rezultat 2:1 për Watfordin.

Pas kësaj humbje, Arsenali do të mundohet të fitojë titullin e kampionit në Ligën Premier, ku ka tetë pikë më pak se lideri, Leicester City. /Telegrafi/

Ighalo shënon në ‘Emirates Stadium’ për epërsinë e Watfordit 0-1 ndaj Arsenalit.

Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-13

0-2: Supergoli i Guediouras ndaj Arsenalit. Goli i javës?Gola të tillë rrallë herë shohim…

Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-13

1-2: Shënon Welbeck ndaj Watfordit.

Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-13

Exit mobile version