Telegrafi

Behrami rikthehet në Serie A?

Sipas The Mirror, Behrami ishte pranë kalimit në Serie A që në janar, mirëpo ai priti oferta tjera, duke qenë se edhe Stuttgart dhe Manchester Unitedi u treguan të interesuar për shërbimet e tij.

Përkundër paraqitjeve jo të mira të skuadrës së tij aktuale, Behrami ka marrë lëvdata për lojën e tij te skuadra angleze që ka detyruar klubin t’i ofrojë rinovim të kontratës. Sidoqoftë, West Hami është në situatë të vështirë financiare.

Nëse ndodh që West Hami të mos sigurojë qëndrimin në Ligën Premier, një interesim i vogël i Palermos do të mund të lëkundte Behramin për t’u transferuar, duke qenë se gjasat janë të mëdha që Palermo sezonin e ardhshëm të garojë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/