Valon Behrami është larguar nga Genoa ditë më parë.
Mesfushori nga Kosova kishte ende kontratë me klubin e madh italian, por ai e zgjodhi atë me marrëveshje me klubin.
36-vjeçari do të mbetet edhe më tej pjesë e futbollit italian, pasi për të ka oferta nga Serie B.
Mediat në Itali kanë raportuar se janë tri skuadra që po garojnë për t’i marrë shërbimet e Behramit nga Serie B italiane.
Tri ekipet pretendente për tu futur në elitë, Monza, Brescia dhe Benevento janë duke biseduar me Behramin.
Lojtari është i gatshëm të mbetet edhe më tej pjesë e futbollit italian dhe pritet që gjatë kësaj jave të vendos për njërën skuadër.
Kujtojmë që Behrami ka pasur një karrierë jashtëzakonisht të pasur deri më tani që nga viti 2002 kur luajti për ekipin e parë të Luganos.
Ish-reprezentuesi i Zvicrës ka luajtur për Genoan, Hellas Veronën, Lazion, West Ham Unitedin, Fiorentinën, Napolin, Hamburgun, Watfordin, Udinesen, Sionin dhe së fundmi u rikthye përsëri te Genoa. /Telegrafi/