Valon Behrami tashmë është i lojtar i lirë, megjithëse ka kontratë deri në verën e vitit 2018 me Watfordin.
“Valoni nuk do të qëndrojë me ne. Është koha për të që të gjejë një zgjidhje tjetër në karrierën e tij”, pati thënë trajneri i Watfordit, Marco Silva.
Mediat zvicerane raportojnë se mesfushori shqiptar mund të kalojë te skuadra zvicerane e Sionit.
“Valon Behrami do të largohet nga Watfordi për t’iu bashkuar Sionit si transferim i lirë”, shkruan “lematin.ch”.
Mitrovicasi në të kaluarën ka luajtur edhe te Hamburgu, Napoli, Fiorentina, West Ham United, Lazio. /Telegrafi/