Site icon Telegrafi

Behrami po stërvit me klubin italian Genoa, shpreson t’i ofrohet kontratë

Valon Behrami (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Futbollisti i lirë, mesfushori shqiptar Valon Behrami po stërvit me italianët e Genoas, me shpresën se do të fitojë një kontratë.

Ish-mesfushori i Napolit dhe Udineses ka qenë pa klub që nga largimi prej skuadrës zvicerane FC Sion në muajin tetor.

Tani, mediumit italian Tuttomercatoweb raporton se 34-vjeçari nga Kosova ka filluar stërvitjen me Genoan.

Lexo po ashtu Behrami paralajmëron rikthimin në futbollin italian: Jam duke pritur projektin e duhur

Behrami po stërvit me klubin nga Marassi teksa kërkon të sigurojë një marrëveshje afatshkurtër.

Ai më parë ka luajtur për klubin Rossoblu gjatë sezonit 2003-04 dhe gjithashtu ka luajtur për Lazion dhe Fiorentinën në Serie A.

Mesfushori nga Kosova ka zhvilluar 83 ndeshje për reprezentacionin e Zvicrës, ndërsa si lojtar fitoi Coppa Italia me Napolin në vitin 2014. /Telegrafi/

Exit mobile version