Telegrafi

Behrami pas vizitave mjekësore: Po stërvitem me Genoan, rikthimi këtu do të jetë i shkëlqyeshëm

Valon Behrami po stërvit me Genoan dhe pritet të ketë disa teste mjekësore përpara se të nënshkruajë kontratën e tij me klubin.

34 vjeçari shqiptar është lojtar i lirë pasi e mbylli kontratën e tij me FC Sion në tetor.

Ai tashmë ka filluar të stërvitë me ekipin dhe është ribashkuar me ish-trajnerin e tij te Udinese, Davide Nicolan, i cili sapo mori detyrën javën e kaluar.

Valon Behrami pas testeve mjekësore

“Fillova këtu, kështu që kthimi në Genova do të ishte i shkëlqyeshëm”, ka thënë Behrami për Sky Sport Italia.

Në të vërtetë klubi i tij i parë jashtë Zvicrës ishte Genoa në vitin 2003.

Ai pastaj ka luajtur për klube si Hellas Verona, Lazio, West Ham United, Fiorentina, Napoli, Watford, Hamburg dhe Udinese. /Telegrafi/