Telegrafi

Behrami përsërit besnikërinë ndaj West Hamit

Behrami së fundi është lidhur me një rikthim në Itali në fund të këtij sezoni, ku për të janë të interesuar Roma dhe Juventusi.

“Kam parë shumë shkrime në gazeta në lidhje me mua dhe se në fund të sezonit dua ta ndryshoj klubin, ose gjëra të tilla. Vetëm dua të them se këto nuk janë të vërteta. Kurrë nuk i kam thënë”.

“Çdo herë kur flas, them se dua të qëndroj këtu, e shoh të ardhmen time vetëm në West Ham. Vetëm dua të sigurohem se gjithçka është e qartë. Mendoj se jam një person i drejtpërdrejtë. Gjithmonë them çfarë mendoj”, ka thënë shqiptari me nënshtetësi zvicerane./Telegrafi/