Mesfushori shqiptar, Valon Behrami, iu është përgjigjur tifozëve në profilin e tij privat në Twitter, ku pyetjet e tyre kanë prekur edhe tema të nxehta, si ku ka kaluar kohën më të mirë, kush do të fitojë titullin në Itali, goli më i bukur, kundërshtari më i vështirë dhe shumë pyetje tjera.
Behrami ka gjetur kohë t’iu përgjigjet fansave të tij në pyetjet e drejtuara në profilin e tij në Twitter, ku ishin të shumëllojshme.
Mesfushori me prejardhje nga Kosova, por reprezentues i Zvicërs është shprehur i kënaqur me formën që po kalon skuadra e tij, pasi kanë pesë fitore radhazi në kampionat.
Pyetjet e fansave të Behramit ishin nga më të ndryshmet, por edhe përgjigjet e tij nuk është si ishin jo-interesante.
Një pyetje drejtuar mesfushori shqiptar ishte se a mundet ish-skuadra e tij, Napoli ta fitojë titullin këtë sezon në Serie A, ndërsa përgjigja e tij ishte “Këtë vit, po”.
Behrami ka folur edhe për golin më të rëndësishëm të tij në karrierë, duke zgjedhur atë të shënuar në derbin e qytetit të Romës. “3-2 në derbin Lazio-Roma”, ishte përgjigja e tij.
Mitrovicasi ka treguar edhe se fanellat më të rëndësishme që i veshur ka veshur janë ato të kombëtares së Zvicrës dhe e skuadrës së Napolit.
Mesfushori gjithashtu ka lavdëruar edhe ish-trajnerin e tij, Walter Mazzarrin, me të cilin ka punuar në Napoli dhe Watford, të cilin e ka cilësuar edhe si baba, ndërsa kundërshtarin më të vështirë e ka cilësuar yllin e madh, Lionel Messi. /Telegrafi/
https://twitter.com/ValonBera/status/948283728866004993
https://twitter.com/ValonBera/status/948296623360217088
https://twitter.com/ValonBera/status/948297663702814720
https://twitter.com/ValonBera/status/948302984924024834
https://twitter.com/ValonBera/status/948307043743666177