Valon Behrami është një nga futbollistët më të vlerësuar në futbollin italian, pasi për shumë vite ka shkëlqyer në Serie A.
Mesfushori nga Kosova u transferua te Sioni në kampionatin zviceran, por në tetor shkëputi kontratën me këtë klub dhe tani është futbollist i lirë.
34-vjeçari ka paralajmëruar rikthimin në futbollin italian, pasi edhe familja e tij jetojnë në Bergamo.
“Do të luaj përsëri në Itali. Familja ime jeton këtu, vajzat e mija janë në Bergamo dhe dua të jem afër tyre. Përvojat jashtë më kanë ndihmuar shumë, por Italia gjithmonë do të mbetet shtëpia ime”, tha Behrami për mediat italiane.
Ish-reprezentuesi italian ka thënë se është duke e pritur ofertën e duhur para se të vendos për ndonjë skuadër.
“Jam duke pritur lajme të reja rreth transferimeve. Serie A ose Serie B do të luaj, me rëndësi që të jetë oferta e mirë dhe projekti serioz që të ndjehem përsëri si profesionist.
Ascoli e Livorno e duan lojtarin në Serie B, ndërsa Udinese e Spal në A. /Telegrafi/