Telegrafi

Behrami nuk është i interesuar për Milanin

Behrami është rikthyer në stërvitje pas lëndimit që pësoi në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, ndërsa së fundi ka qenë nën vëzhgim të Milanit, që dëshiron të forcojë repartin defansiv.

Por agjentët e Behramit ua kanë bërë të qartë ndërmjetësuesve të Milanit se ai nuk është duke menduar të largohet nga West Hami, ku ka një raport të shkëlqyeshëm me trajnerin Gianfranco Zola.

Behrami kaloi në West Ham sezonin e kaluar pas një përvoje të suksesshme në Serie A te Lazio.