Site icon Telegrafi

Behrami nuk bëhet diplomat: Ja çka e pret Shqipërinë

Valon Behrami sfidon Shqipërinë. Mesfushori i Zvicrës nuk zgjedh diplomacinë, ai mendon për sfidën e parë të evropianit kundër kuqezinjve.

Në një konferencë të përbashkët me trajnerin Vladimir Petkovic, Behrami është shfaqur i qetë dhe në humor, ndoshta edhe për faktin se ai kuotohet titullar për 90 minutëshin e 11 qershorit.

“Ndeshjet miqësore shërbejnë për të përgatitur sa më mirë sfidën e parë kundër Shqipërisë. Duhet të jemi gati psikologjikisht për sfidën ndaj Shqipërisë. Kemi shumë nevojë për të menaxhuar presionin dhe tashmë jemi në fundin e përgatitjeve pasi nuk ka më kohë për të ndryshuar rrënjësisht.”

Behrami është një nga lojtarët më të vjetër të gardës së shqiptarëve me Kombëtaren e Zvicrës. Ai numëron 63 ndeshje me fanellën e skuadrës helvete dhe dy gola të shënuar. Ndërkohë, në konferencën e shtypit, trajneri Petkovic nuk bëri asnjë koment për sfidën e parë të Euro 2016, duke preferuar të flasë për fazën përgatitore të Zvicrës. Ndoshta një vendim i zgjuar për të mos rritur presionin në radhët e lojtarëve me origjinë shqiptare që aktivizohen në skuadrën e tij.

Exit mobile version