Site icon Telegrafi

Behrami në mes Sionit dhe Udineses

Behrami është para një dileme të madhe. Të përfundojë karrierën në Zvicër apo Itali, pasi është 32 vjeçar dhe kjo do të jetë kontrata e fundit profesioniste.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se në Udinese e ka kthyer në modë emrin e mesfushorit shqiptar, Valon Behrami, përcjell albinfo.ch.

Duket se aventura e mesfushorit shqiptar ka përfunduar në Watford, pasi edhe trajneri Walter Mazzarri është larguar nga skuadra angleze.

Udinese dëshiron një mesfushor me përvojë dhe janë kthyer nga Behrami, i cili gjithashtu dëshirohet edhe nga Sion.

Kështu, Behrami është para një dileme të madhe. Të përfundojë karrierën në Zvicër apo Itali, pasi është 32 vjeçar dhe kjo do të jetë kontrata e fundit profesioniste për të.

“Kontrata e ardhshme me gjasë do të jetë e fundit që do ta nënshkruar, kështu që duhet të kem shumë kujdes”, ka thënë Behrami.

Exit mobile version