Valon Behrami pritet të largohet nga kampionati anglez, Liga Premier.
Ende pa përfunduar kontrata e tij, Behrami duket se ka vendosur për tu larguar nga Watfordi pas dy viteve të kaluara në Londër.
Mesfushori nga Mitrovica ka arritur synimin e tij që t’i ndihmoj ekipit të tij të mbetet pjesë e kampionatit anglez.
Por sipas mediave angleze ndeshja e fundjavës pritet të jetë e fundit me fanellën e Watfordit për Behramin.
E ardhmja e mesfushorit kosovar pritet të jetë përsëri në Serie A ose në kampionatin zviceran.
Është gjiganti zviceran, Sion që po këmbëngul për transferimin e Behramit, por ai kërkohet edhe nga Udinese në Serie A.
Gjithsesi gjasat më të mira për transferimin e tij i ka Udinese, pasi ekipi italian dhe ai anglez janë të udhëhequr nga familja Pozo.
Behrami këtë edicion ka zhvilluar 26 ndeshje në elitën e futbollit anglez me Watfordin.
Ai më parë ka luajtur për shumë skuadra si Napoli, Fiorentina, Genoa, Lazio, West Ham e Hamburg. /Telegrafi/