Telegrafi

Behrami lëndohet në ije

Përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, do të duhet t’ia bëjë pa shërbimet e mesfushorit Valon Behrami, në ndeshjen e parë të Botërorit ndaj Spanjës më 16 qershor.

“Behrami ka luajtur në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë dhe ishte i rrezikuar. Shpresoj se lëndimi nuk është aq serioz. Ai dëshironte të vazhdonte të luante. Ishte mjeku ai që e nxori nga loja”, tha Hitzfeld pas miqësores ndaj Italisë të shtunën. /Telegrafi/